Transmetuar më 14-06-2026, 08:24

TIRANË, 14 Qershor 2026 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në kryeqytet.

Sipas informacioneve paraprake, një punonjës i Policisë Rrugore të Tiranës është gjetur pa shenja jete në zonën e Freskut. Dyshohet se efektivi ka humbur jetën si pasojë e një akti vetëvrasës, megjithatë rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike, ndërsa pritet një reagim zyrtar me detaje të mëtejshme nga strukturat përgjegjëse.

Hetimet vijojnë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit