Transmetuar më 13-06-2026, 22:57

Një episod i pazakontë dhe historik u regjistrua gjatë ndeshjes mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Paraguaji në FIFA World Cup 2026, ku për herë të parë u aplikua në praktikë një nga risitë e reja të sistemit VAR.

Gjatë takimit, arbitri holandez Danny Makkelie ndëshkoi fillimisht mbrojtësin amerikan Tim Ream me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje ndaj Miguel Almirón.

Megjithatë, pas rishikimit të pamjeve nga sistemi VAR, arbitri u thirr pranë monitorit për të analizuar episodin. Pamjet treguan se kontakti ishte ekzagjeruar nga Almirón, duke çuar në një vendim të ri sipas rregullit të sapoaplikuar për korrigjimin e identitetit ose vlerësimit të gabuar të ndëshkimit.

Pas verifikimit, Makkelie anuloi kartonin e verdhë të dhënë për Ream dhe ndëshkoi Almirón me karton të verdhë për simulim.

Ky episod shënon një precedent të rëndësishëm në historinë e përdorimit të VAR-it, duke demonstruar zgjerimin e kompetencave të teknologjisë në korrigjimin e vendimeve arbitrare dhe rritjen e saktësisë në gjykimin e situatave të diskutueshme në fushë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit