Transmetuar më 13-06-2026, 22:02

Tiranë, 13 qershor 2026 – Protestuesit që prej 14 ditësh mblidhen në kryeqytet kanë vijuar marshimin e tyre në rrugët e Tiranës, duke u drejtuar këtë mbrëmje drejt godinës së Kuvendit.

Gjatë lëvizjes, qytetarët kanë brohoritur slogane kundër qeverisë dhe institucioneve shtetërore, ndërsa një prej thirrjeve më të dëgjuara ishte “Parlamenti i krimit”.

Marshimi erdhi pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, ku qytetarë të ndryshëm mbajtën fjalime dhe ngritën shqetësime që lidhen me sigurinë, emigracionin, korrupsionin dhe situatën politike në vend.

Protesta e 14-të është zhvilluar në vijim të mobilizimeve të përditshme kundër projektit të ndërtimit në Zvërnec, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e tubimeve edhe në ditët në vijim.

Forca të policisë kanë monitoruar marshimin për të garantuar mbarëvajtjen

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit