Transmetuar më 13-06-2026, 20:39

Lezhë, 13 qershor 2026 – Një autobus i një agjencie turistike ka përfunduar në një kanal në zonën e Ishull-Shëngjinit, pasi shoferi tentoi të shmangte trafikun e rënduar në aksin kryesor.

Sipas informacioneve paraprake, autobusi po kthehej nga Shëngjini dhe kishte devijuar në një rrugë dytësore të ngushtë për të shmangur fluksin e automjeteve.

Gjatë lëvizjes, përballë autobusit është shfaqur një automjet tjetër. Në përpjekje për të shmangur përplasjen, shoferi ka humbur kontrollin e manovrës, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një kanal anësor.

Fatmirësisht, në autobus nuk ndodheshin turistë apo pasagjerë, por vetëm pjesëtarë të stafit të agjencisë. Të gjithë kanë dalë nga mjeti pa pësuar lëndime.

Nga incidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa autoritetet po punojnë për nxjerrjen e autobusit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit