

Tiranë, 13 qershor 2026 – Një grup i drejtuar nga Pëllumb Pilinçi i është bashkuar pasditen e sotme protestës që po zhvillohet prej dy javësh në Tiranë kundër ndërtimit në Zvërnec.
Grupi është shfaqur në Sheshin “Skënderbej” me pajisje zanore, ndërsa ka shpërndarë flamuj shqiptarë dhe amerikanë mes pjesëmarrësve.
Ndërkohë, protestuesit që prej ditësh organizojnë tubimin janë distancuar nga grupi i Pilinçit dhe kanë vijuar grumbullimin sipas planit të tyre për marshimin drejt Kryeministrisë.
Sipas burimeve nga protesta, organizatorët e marshimit u kanë kërkuar përfaqësuesve të grupit të Pilinçit të ulin volumin e fonisë deri në nisjen e tubimit, me argumentin e ruajtjes së organizimit dhe koordinimit të protestës.
Nga ana tjetër, përfaqësues të grupit kanë deklaruar se disponojnë leje për zhvillimin e aktivitetit dhe se Pëllumb Pilinçi pritej t’i bashkohej protestës në vijim.
Pas nisjes së fjalimeve nga grupi i Pilinçit në shesh, protestuesit e tjerë kanë vijuar marshimin e planifikuar drejt godinës së Kryeministrisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






