

Tiranë, 13 qershor 2026 – Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, në ditën e 14-të të protestës kundër ndërtimit në zonën e Zvërnecit.
Pjesëmarrësit janë parë duke valëvitur flamuj kombëtarë dhe të huaj, përfshirë edhe flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar, një element i ri që është vënë re gjatë protestës së sotme.
Sipas raportimeve nga terreni, mes protestuesve ka edhe shtetas shqiptarë që jetojnë në Britani dhe kanë ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në marshim.
Tubimi vijon me thirrje kundër projektit në Zvërnec dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët dhe pjesëmarrësit pritet të vijojnë protestën për disa orë, në të njëjtën linjë me ditët e mëparshme.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






