Transmetuar më 13-06-2026, 18:14

Tiranë, 13 qershor 2026 – Ka nisur këtë të shtunë në orën 18:00 protesta e 14-të e qytetarëve në Tiranë kundër ndërtimit në zonën e Zvërnecit.

Qytetarët, të shoqëruar nga familjarë dhe fëmijë të mitur, janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

Pjesëmarrësit janë parë me pankarta dhe flamuj në duar, ndërsa protesta pritet të vijojë për disa orë, sipas të njëjtit format si tubimet e mëparshme.

Përpara godinës së Kryeministrisë, organizatorët dhe qytetarët kanë vendosur atlete, një simbolikë që sipas tyre përfaqëson largimin e shqiptarëve nga vendi dhe fenomenin e emigracionit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit