Transmetuar më 13-06-2026, 14:25

LEZHË – Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Llogaritë”, duke zbardhur një seri vjedhjesh të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytet dhe duke identifikuar autorët e dyshuar.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet nisën pas kallëzimeve të disa administratorëve biznesesh, të cilët denoncuan vjedhjen e xhirove ditore në subjektet e tyre gjatë muajve maj dhe qershor 2026.

Si rezultat i veprimeve hetimore, në pranga është vënë shtetasi M. M., 21 vjeç, banues në Lezhë, ndërsa është shpallur në kërkim E. U., 26 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në të njëjtën veprimtari kriminale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se dy të rinjtë kanë bashkëpunuar për të realizuar vjedhjen e xhirove ditore në 12 subjekte tregtare në qytetin e Lezhës.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e 26-vjeçarit të shpallur në kërkim, si dhe për verifikimin e përfshirjes së tyre të mundshme në raste të tjera vjedhjesh.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit