

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Strukturë e posaçme në terren për gjetjen e trupit
Tiranë – Policia e Shtetit vijon operacionin për zbardhjen e plotë të fatit të Eglant Koçit, i cili dyshohet se është vrarë disa ditë më parë nga një person me të cilin kishte lidhje shoqërore.
Gjatë një konference për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës, Oligert Torba, bëri të ditur se hetimet po ndiqen nga strukturat e Krimeve të Rënda, ndërsa është ngritur një grup i posaçëm pune që po merret ekskluzivisht me gjetjen e trupit të të zhdukurit.
Sipas Torbës, kërkimet janë përqendruar kryesisht në zonat periferike të Tiranës dhe në territorin kufitar mes Tiranës dhe Elbasanit, ku hetuesit dyshojnë se mund të gjenden prova të rëndësishme për ngjarjen.
“Po ndiqet nga Krimet e Rënda në polici. Një strukturë e posaçme po merret me kërkimin e trupit. Kërkimi është fokusuar në rrethinat e Tiranës, në kufirin me Elbasanin”, deklaroi drejtori i Policisë së Tiranës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






