Transmetuar më 13-06-2026, 11:17

Foto ilustruese

TEPELENË – Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin kombëtar pranë fshatit Vasjar, në Tepelenë, duke shkaktuar dëme materiale dhe lëndime të lehta.

Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje janë përfshirë automjete që po lëviznin në të njëjtin segment rrugor. Menjëherë pas përplasjes, në vendngjarje mbërritën shërbimet e emergjencës dhe efektivët e policisë për të menaxhuar situatën dhe për të kryer veprimet procedurale.

Burime të policisë, të cituara nga Noa.al, bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin Tepelenë–Krahës, në vendin e njohur si “Mogila”, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa dy persona janë transportuar për kontroll mjekësor.

Sipas të njëjtave burime, të lënduarit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në aksident.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit