Transmetuar më 13-06-2026, 10:20

VLORË – Dy persona janë vënë në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Siguria”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, me fokus goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet dhe në zonat bregdetare.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, gjatë operacionit u goditën tre raste të veprimtarive të paligjshme, ndërsa u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, si dhe sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.

Në pranga ra shtetasi T.P., 33 vjeç, banues në Vlorë dhe me precedent penal në fushën e narkotikëve. Gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin dhe banesën e tij, policia gjeti një armë zjarri pistoletë, një krehër arme, 44 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe sasi kokaine të ndarë në doza, të dyshuara si të përgatitura për shitje.

Po ashtu, u arrestua edhe A.C., 18 vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap në zonën e Dhërmiut me sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis sativa. Sipas hetimeve paraprake, i riu dyshohet se i posedonte ato me qëllim shpërndarjen në zonat turistike të bregdetit dhe në qytetin e Vlorës.

Policia bën me dije se operacioni është pjesë e masave të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik, ndërsa kontrollet në terren vijojnë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme hetimore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit