Transmetuar më 13-06-2026, 07:24

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë nisur me fitore bindëse Botërorin e shtëpisë, duke mposhtur 4-1 Paraguain në “SoFi Stadium” dhe duke marrë kryesimin e Grupit D.

Ndeshja u shoqërua me një atmosferë festive, ku përpara fillimit u zhvillua ceremonia hapëse e turneut, me performanca muzikore nga emra të njohur ndërkombëtarë. Presidenti i SHBA-së nuk ishte i pranishëm në stadium, por raportohet se ka kontaktuar ekipin para ndeshjes për t’i motivuar.

SHBA e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe kaloi në avantazh pas një autogoli në minutat e para. Më pas Folarin Balogun dyfishoi rezultatin, ndërsa në fundin e pjesës së parë realizoi edhe golin e tretë, duke i dhënë avantazh të thellë vendasve.

Në pjesën e dytë, Paraguai arriti të ngushtojë shifrat në 3-1, por pa mundur të rikthejë ndeshjen. Në minutat shtesë, SHBA shënoi edhe golin e katërt duke vulosur fitoren 4-1.

Me këtë rezultat, SHBA merr tre pikët e para dhe kryeson Grupin D.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit