Transmetuar më 12-06-2026, 23:12

Toronto, 12 qershor 2026 – Ndeshja e grupit B në Kupën e Botës është mbyllur në barazim 1–1 mes Bosnjë-Hercegovinës dhe Kanadasë.

Sfida e zhvilluar në Toronto pa boshnjakët të kalonin të parët në avantazh gjatë pjesës së parë, me golin e Lukic, duke mbyllur 45 minutat e para në favor të tyre.

Në pjesën e dytë, Kanadaja reagoi dhe arriti të barazojë rezultatin me golin e Larin, duke rikthyer ekuilibrin në lojë dhe duke siguruar një pikë të vlefshme në grup.

Pas këtij rezultati, të dyja skuadrat mbeten në garë për kualifikim, ndërsa ndeshja tjetër e grupit B do të jetë Zvicër–Katar.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit