Transmetuar më 12-06-2026, 22:11

Burrel, 12 qershor 2026 – Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një banesë në katin e tretë të një pallati në qytetin e Burrel, në lagjen “Drita”, pranë shkollës 9-vjeçare “Mustafa Gjestila”.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur në një nga dhomat e banesës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat zjarrfikëse të Bashkisë Mat, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në apartamentet e tjera të pallatit.

Banorët janë evakuuar në kohë dhe, sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit