Transmetuar më 12-06-2026, 22:08

Laç, 12 qershor 2026 – Mijëra besimtarë nga të gjitha trevat shqiptare janë mbledhur edhe këtë vit në Kisha e Laçit, në kuadër të përmbylljes së pelegrinazhit 13-javor kushtuar Shna Ndout.

Besimtarët kanë mbërritur gjatë gjithë ditës në vendin e shenjtë, duke sjellë me vete lutje, shpresa dhe falënderime, në një atmosferë të mbushur me përkushtim shpirtëror. Tradicionalisht, 12 dhe 13 qershori shënojnë kulmin e këtij pelegrinazhi, i cili konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme të besimit katolik në vend.

Mes qirinjve të ndezur dhe lutjeve të vazhdueshme, pelegrinët kanë kërkuar paqe, shërim dhe ndërmjetësim shpirtëror, ndërsa vendi është kthyer në një pikë grumbullimi besimtarësh nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.

Një pjesë e tyre pritet ta kalojnë natën pranë kishës në lutje dhe vigjilje, në pritje të 13 qershorit, ditës kur kulmon zyrtarisht festa kushtuar Shna Ndout, me meshë dhe rite tradicionale fetare.

Autoritetet lokale dhe forcat e rendit janë të pranishme në zonë për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit dhe fluksit të madh të vizitorëve.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit