Transmetuar më 12-06-2026, 21:55

Tiranë, 12 qershor 2026 – Vijon marshimi i protestuesve në kryeqytet, në ditën e 13-të të tubimeve të tyre, me pjesëmarrje në rritje të qytetarëve dhe emigrantëve që i janë bashkuar protestës.

Qytetarët kanë vijuar lëvizjen në rrugët kryesore të Tiranë, duke mbajtur pankarta dhe flamuj kuqezi, ndërsa kanë artikuluar thirrje për ndryshim politik dhe social.

Mes sloganeve të dëgjuara gjatë marshimit janë: “Shqipëria është e jona”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Rama jep dorëheqjen”, “Anulo projektin” dhe “Bashkohuni me ne”. Protestuesit kanë vijuar gjithashtu me thirrje drejtuar institucioneve vendore dhe figurave politike.

Numri i pjesëmarrësve është rritur krahasuar me ditët e mëparshme, ndërsa organizatorët dhe protestuesit theksojnë se tubimi ka marrë përmasa më të gjera, përfshirë edhe diasporën shqiptare.

Marshimi, i cili po vijon në disa akse të qytetit, po monitorohet nga forcat e rendit për të garantuar mbarëvajtjen e situatës dhe shmangien e incidenteve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit