

Vlorë, 12 qershor 2026 – Një konflikt mes disa personave ka degjeneruar në përdorimin e thikave mbrëmjen e sotme në lagjen “Isa Boletini”, në qytetin e Vlorë.
Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e specializuar mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e Policisë së Shtetit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e konfliktit, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë.
Hetimet vijojnë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






