Transmetuar më 12-06-2026, 20:31

Tiranë, 12 qershor 2026 – Një incident është regjistruar gjatë protestës së zhvilluar këtë të premte në kryeqytet, ku është përfshirë djali i ish-deputetit socialist Paulin Sterkaj.

Sipas dëshmive të publikuara në rrjetet sociale dhe raportimeve nga vendngjarja, i riu po kalonte pranë zonës së protestës i shoqëruar nga një qen, kur është përfshirë në një debat verbal me një influencere dhe disa pjesëmarrës në tubim.

Gjatë shkëmbimit të replikave, ai i është drejtuar influenceres me pyetjen: “E ke lexuar Aristotelin ti që del në protestë?”, ndërsa kjo e fundit i është përgjigjur pozitivisht. Sipas pretendimeve të disa protestuesve, më pas janë përdorur edhe shprehje fyese ndaj pjesëmarrësve në tubim, si dhe slogane në mbështetje të kryeministrit. ‘Ramës ti hani atë…"

Pas përshkallëzimit të debatit verbal, situata është tensionuar për disa momente. I riu është larguar me vrap me qenin e tij pit bull nga zona, ndërsa një grup protestuesish i janë vënë pas për një distancë të shkurtër. Më pas, pjesëmarrësit janë rikthyer në vendin ku po zhvillohej protesta.

Nuk raportohet për persona të lënduar apo për ndërhyrje të forcave të policisë lidhur me këtë incident. Pamjet e ngjarjes janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe po qarkullojnë në platforma të ndryshme online.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit