Transmetuar më 12-06-2026, 20:07

Tiranë, 12 qershor 2026 – Kryeministri Edi Rama deklaroi nga sheshi “Italia”, gjatë fjalës së tij në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, se shqiptarët nuk mund të përdoren si “mish për top” nga ata që nuk mbështesin presidentin amerikan, Donald Trump.

Rama theksoi rëndësinë e turizmit elitar për zhvillimin ekonomik të vendit, duke paralajmëruar se Shqipëria nuk mund të mbetet me turizmin masiv dhe nuk duhet të ngelet pas vendeve fqinje si Mali i Zi apo Greqia.

“Ne do të jemi si Dubai në kuptimin e atraksionit turistik. Nuk mund të vijë në Shqipëri vetëm ai që ‘vjen me bukë me vete’. Duhet të vijnë turistë elitarë, që harxhojnë paratë këtu dhe shijojnë natyrën, duke ndihmuar kështu ekonominë e vendit. Shqipëria e 2030-ës synon të jetë në BE”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi gjithashtu se Partia Socialiste synon zhvillimin e turizmit pa dëmtuar natyrën, duke bashkuar ambicien ekonomike me ruajtjen e mjedisit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit