

Tiranë, 12 qershor 2026 – Një situatë tensioni u regjistrua ditën e sotme gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ndërsa përpara Kryeministrisë po zhvilloheshin fjalimet zyrtare, në periferi të protestës, pranë Pallatit të Kongreseve, disa protestues u përplasën fizikisht me mbështetës të Partisë Socialiste, të pranishëm në sheshin “Italia” për festimet e 35-vjetorit të partisë.
Sherri, që zgjati disa minuta, u pasua nga thirrje për qetësi dhe shmangie të dhunës, ndërsa vetëm ndërhyrja e Policisë së Shtetit arriti të qetësojë situatën dhe të rivendosë rendin publik.
Një nga protestuesit e përshkroi incidentin: “Erdhën më vrap që andej. Ishin pak veta, rreth 30-40. Ne ishim këtu. Një polic vrapoi, policët rrinë atje kot.”
Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes vazhdojnë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






