

TIRANË – Partia Socialiste e Shqipërisë po feston sot 35-vjetorin e themelimit të saj, që nga viti 1991, me një aktivitet qendror të zhvilluar në kryeqytet.
Pas një sërë festimesh të organizuara në disa qytete të vendit, aktivitetet kulmuan këtë mbrëmje në zonën përpara stadiumit “Arena Kombëtare”, ku janë mbledhur mijëra mbështetës të forcës politike.
Ceremonia e hapjes së festimeve u shoqërua me një video-mesazh emocional, që përfshinte një koleksion fjalimesh të liderit historik të partisë, Fatos Nano, duke sjellë momente nga historia e saj politike.
Partia Socialiste, e cila është në pushtet që prej vitit 2013, vijon aktivitetin festiv në prani të një numri të madh mbështetësish dhe figurash politike.
Ndërkohë, në një zonë tjetër të kryeqytetit pritet të zhvillohet edhe një protestë e paralajmëruar, në një ditë me zhvillime të rëndësishme politike në Tiranë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






