Transmetuar më 12-06-2026, 17:21

KORÇË – Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në aksin Korçë–Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku një automjet ka përplasur një fëmijë që po lëvizte në rrugë.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të emergjencës.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se fëmija ndodhej i shoqëruar nga nëna e tij në momentin e aksidentit, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit