Transmetuar më 12-06-2026, 16:03

TIRANË – Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje zyrtare mbi arsyen e paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa nuk dihet nëse thirrja lidhet me ndonjë procedim konkret në hetim.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2025, SPAK i komunikoi Isait statusin e personit nën hetim për veprën penale të dyshuar të shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion nga organi i akuzës ose nga vetë kryebashkiaku lidhur me arsyet e paraqitjes së tij në SPAK.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit