Transmetuar më 12-06-2026, 15:25

TIRANË, 12 qershor 2026 – Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ekziston asnjë leje ndërtimi e miratuar për projektin në Zvërnec, duke kundërshtuar pretendimet e ngritura në debatet publike të ditëve të fundit.

Gjatë një interviste në emisionin “Shqipëria Live”, Rama u shpreh se po krijohet konfuzion përmes interpretimit të dokumenteve administrative, duke theksuar se dokumenti i përmendur nuk përbën leje ndërtimi.

“Po ngatërrojmë dynjanë me këto letra që hidhen e priten. Nuk është dhënë dhe nuk ka leje ndërtimi në zhvillimin në Zvërnec. Po të kishte pasur leje ndërtimi që në janar 2025, punimet do të kishin nisur prej kohësh”, deklaroi kryeministri.

Gjatë intervistës, gazetarja Sidorela Gjoni vuri në dukje se dokumenti i publikuar mbante firmën e kreut të qeverisë. Rama sqaroi se firma e tij ndodhet në dokumente të tjera procedurale, por jo në një leje ndërtimi.

“Leja e ndërtimit është një formular krejt tjetër, me një sërë firmash, përfshirë edhe timen. Për të 139-ën herë po them se nuk ka një leje ndërtimi. Është e habitshme mënyra se si po zhvillohet ky debat”, tha ai.

Debati mbi zhvillimin e projektit në Zvërnec ka vijuar gjatë javëve të fundit, ndërsa autoritetet dhe palët e interesuara kanë paraqitur interpretime të ndryshme mbi dokumentacionin administrativ që lidhet me këtë çështje.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit