Transmetuar më 12-06-2026, 15:23

MALIQ, 12 qershor 2026 – Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në fshatin Vreshtas të Maliqit, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën në banesën e tij.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri vuante prej kohësh nga epilepsia dhe kishte gjithashtu probleme kardiake që nga lindja.

Ka qenë nëna e tij ajo që ka kërkuar ndihmë mjekësore, por ekipet shëndetësore që mbërritën në vendngjarje e gjetën 14-vjeçarin pa shenja jete.

Në vendngjarje ndodhen edhe efektivët e policisë, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe hetimore për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Mësohet se i mituri jetonte me nënën dhe njerkun e tij, pasi prindërit ishin të divorcuar.

Autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme pas përfundimit të veprimeve hetimore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit