Transmetuar më 12-06-2026, 13:43

Tiranë, 12 Qershor 2026 – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar zyrtarisht se do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas vendimit të Departamentit të Shtetit për shfuqizimin e sanksioneve ndaj tij dhe familjes së tij.

Gjatë një konference për shtyp të zhvilluar mesditën e sotme, lideri i opozitës u pyet drejtpërdrejt nga gazetarët nëse po planifikonte një vizitë në SHBA, pas rrëzimit të masës së ndalimit të udhëtimit. Berisha u përgjigj me siguri të plotë, duke deklaruar se ky udhëtim do të realizohet, por agjenda do të hartohet në bashkëpunim me partnerët e tij në Uashington.

"Natyrisht, pa diskutim që unë do të shkoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bur do ta koordinoj me miqtë e mi udhëtimin," u shpreh kreu i demokratëve.

Sa i përket afateve konkrete, Berisha sqaroi se vizita nuk është planifikuar ende në mënyrë imediate për shkak të nisjes së sezonit të pushimeve verore, periudhë në të cilën mjedisi politik dhe zyrtar është më pak aktiv. Ai shtoi se personalisht nuk ka ndërmend të bëjë pushime, por do të presë momentin e duhur, sapo të krijohen kushtet e përshtatshme protokollare, për të zhvilluar takimet e tij në territorin amerikan.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit