Transmetuar më 12-06-2026, 13:14

Tiranë, 12 Qershor 2026 – Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka hartuar një plan të detajuar masash operacionale për garantimin e rendit, sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së dy aktiviteteve madhore që pritet të zhvillohen pasditen dhe mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Bëhet fjalë për tubimin qytetar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe aktivitetin politik të Partisë Socialiste në sheshin “Italia”.

Për të siguruar mbarëvajtjen e këtyre organizimeve, autoritetet policore njoftojnë se duke filluar nga ora 16:00 dhe deri në përfundimin e plotë të tubimeve, do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit të automjeteve në disa prej akseve kryesore të qendrës dhe zonës rreth stadiumit.

Rrugët ku do të ndalohet plotësisht qarkullimi:

Sipas njoftimit zyrtar të DVP Tiranë, lëvizja e automjeteve nuk do të lejohet në segmentet rrugore si më poshtë:

“Papa Gjon Pali II”

“Dervish Hima”

“Faik Konica”

“Lek Dukagjini”

“Gjergj Filipi”

“Asim Zeneli”

“Themistokli Gërmenji”

“Ibrahim Rugova” (konkretisht nga kryqëzimi i "Librit Universitar" deri te sheshi "Shopen")

Gjithashtu, bllokim total të qarkullimit do të ketë në të gjithë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe shtrirjen e tij deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Apeli i autoriteteve për qytetarët

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e plotë të drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të kryeqytetit për këto kufizime të domosdoshme. Shërbimet e rendit këshillojnë qytetarët që të shmangin lëvizjet drejt këtyre zonave pas orës 16:00, të përdorin rrugët dhe akset alternative të qytetit, si dhe të respektojnë me përpizmeri të gjitha udhëzimet dhe sinjalizimet e efektivëve të policisë që do të jenë të vendosur në terren.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit