

TIRANË, 12 Qershor 2026 – Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 35-vjetorin e themelimit me një aktivitet në Sheshin “Italia” në Tiranë.
Me këtë rast, kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë anëtarët e partisë, duke e cilësuar këtë përvjetor si një moment reflektimi mbi rrugëtimin politik të forcës që drejton.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se misioni historik i Partisë Socialiste mbetet integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“MIRËMËNGJES dhe me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






