Transmetuar më 12-06-2026, 08:07

TIRANË – Protestuesit që prej 12 ditësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama vijuan edhe mbrëmjen e fundit tubimin dhe marshimin e tyre në kryeqytet, pavarësisht reshjeve të dendura të shiut.

Pas qëndrimit për disa orë përpara zyrës së Kryeministrisë, të rinjtë nisën marshimin në rrugët e Tiranës, duke përsëritur thirrjet për ndryshim dhe dorëheqjen e kreut të qeverisë. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë pjesëmarrësit duke ecur nën shi, ndërsa mbanin flamuj kuqezi dhe slogane proteste.

“Nuk na ndal as shiu”, dëgjohet të thonë protestuesit gjatë marshimit, ndërsa u bënë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre t’u bashkohen në protestë. Mesazhi “Çohuni nga kafja” është kthyer në një nga sloganet më të përdorura gjatë këtyre ditëve të mobilizimit.

Protestat kanë vijuar çdo ditë gjatë dy javëve të fundit, me organizatorët që kërkojnë ndryshime politike dhe largimin e kryeministrit nga detyra. Pamjet e marshimit të fundit kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e opinionit publik.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit