Transmetuar më 12-06-2026, 07:44

TIRANË, 12 Qershor 2026 – Pak ditë para finales së madhe të “Ferma Vip 3”, aktori Romir Zalla u largua përfundimisht nga spektakli.

Romiri ishte në televotim me Visin, Ilirin dhe Sarën, pas humbjes së sfidës së fundit. Publiku kishte disa minuta për të vendosur se kë donte të shpëtonte, dhe më pak i votuari rezultoi Romiri, i cili u eliminua.

Tani, Visi, Iliri dhe Sara do të përballen me një tjetër sfidë për të përcaktuar finalistin e katërt.

Deri tani, finalistë të sigurt për 15 qershorin janë Moza, Dj Bujaka dhe Soni.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit