Transmetuar më 12-06-2026, 07:23

Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti do të paraqitet me vranësira të dendura që pas mesditës pritet të pakësohen gradualisht. Reshjet e shiut do të fillojnë që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht me intensitet të ulët. Herë pas here priten shtrëngata shiu, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Gjatë ditës, reshjet do të jenë të herëpashershme, kryesisht përgjatë zonave malore dhe juglindore të vendit.

Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe luginave herë pas here shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 15 m/s.

Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit