Transmetuar më 11-06-2026, 23:40

11 Qershor 2026 – Mexico City – Botërori i Futbollit 2026 ka nisur si një nga ngjarjet më të mëdha sportive dhe ekonomike të dekadës, duke shënuar edicionin e parë me 48 kombëtare pjesëmarrëse. Organizuar nga SHBA, Meksika dhe Kanadaja, turneu kombinon spektaklin sportiv me një industrinë që llogaritet në miliarda euro.

Sipas vlerësimeve të Football Benchmark dhe Transfermarkt, tregu i 1,248 lojtarëve të listuar në këtë Kupë të Botës arrin 13 miliardë euro, ndërsa dhjetë kombëtaret më të vlefshme kanë rritur vlerën e tyre me një miliard krahasuar me vitin 2022. Yjet më të vlefshëm, si Lamine Yamal dhe Kylian Mbappé, dominon jo vetëm në fushë, por edhe si aset ekonomik, me vlera të larta tregu dhe ndjekje masive në rrjetet sociale.

Turneu, përveç përmasave sportive, është një treg i madh financiar: të ardhurat e parashikuara arrijnë 10 miliardë dollarë, me 3 miliardë të parashikuara vetëm nga biletaria dhe mikpritja. Përfitimet do të shpërndahen mes 211 federatave dhe konfederatave kontinentale, duke bërë që Botërori të mbetet një nga aktivitetet më të fitimprurëse në sportin global.

Edicioni i këtij viti ka një përqendrim të veçantë te talentet e rinj dhe yjet ndërkombëtarë, të cilët jo vetëm që sigurojnë spektaklin, por edhe tërheqin investitorë, sponsorë dhe audiencë globale. Lamine Yamal, 18 vjeç, tashmë me një Kampionat Europian dhe dy tituj La Liga, dhe Mbappé, me vlerë tregu 221 milionë euro, janë simbol i këtij biznesi të madh që shtrihet përtej sportit.

Ky Botëror, i shoqëruar nga spektakli i madh i ceremonisë së hapjes në stadiumin “Azteca”, premton një kombinim të jashtëzakonshëm sporti, teknologjie, mediash dhe ekonomie globale – një “Big Bang” modern i futbollit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit