

Mexico City, 11 Qershor 2026 – Kampionati Botëror i Futbollit 2026 nisi me fitore për Kombëtaren e Meksikës, e cila mposhti Afrikën e Jugut 2-0 në stadiumin legjendar “Azteca”.
Golin e parë e realizoi Quinones në minutën e nëntë, duke shfrytëzuar një gabim të mbrojtjes kundërshtare. Ndeshja u vështirësua edhe më shumë për afrikanët pas dhënies së kartonit të kuq për lojtarin Sithole në fillimin e pjesës së dytë. Meksika vulosi fitoren me golin e Jimenez, duke shënuar një nisje të fortë në këtë edicion të turneut.
Ky grup përfshin edhe Çekinë dhe Korenë e Jugut, dhe Meksika tashmë ngrihet si pretendente e fortë për fazat e ardhshme. Fitorja e sotme është një sinjal i qartë i forcës dhe organizimit të skuadrës vendase në këtë Botëror të zgjeruar me 48 kombëtare pjesëmarrëse.
Kombëtarja afrikanë do të kërkojë shansin e parë për pikët në ndeshjet e ardhshme, ndërsa Meksika synon të ruajë momentum-in pozitiv për sfidat që pasojnë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






