Transmetuar më 11-06-2026, 22:16

Tiranë – Aktori dhe producenti Ermal Mamaqi ka folur për eksperiencën e tij si opinionist në sezonin e tretë të spektaklit “Ferma VIP”, duke e cilësuar atë si një nga përfshirjet më interesante televizive të këtij viti.

I ftuar në emisionin “Mes Drite” në Vizion Plus, Mamaqi u ndal te roli i tij në panelin e opinionistëve, ku këtë sezon ka qenë përkrah Einxhel Shkirës dhe Armina Mevlanit, duke komentuar dinamikat mes konkurrentëve përgjatë gjithë edicionit.

Gjatë intervistës, ai u pyet edhe për shumën e përfituar nga pjesëmarrja në format, por zgjodhi të mos japë një shifër konkrete.

“Ti mendon se jam aq budalla… Jam paguar, por më shumë se sa mendoj se meritoj. Jam shumë mirënjohës për këtë eksperiencë”, u shpreh Mamaqi, duke shmangur zbulimin e detajeve financiare.

“Ferma VIP” po i afrohet finales së madhe të sezonit të tretë, e cila pritet të zhvillohet më 15 qershor, duke shënuar përmbylljen e një prej formateve më të ndjekura televizive të këtij viti në Shqipëri.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit