

TIRANË- Reuters po transmeton sërish live protestën e 12-të të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë pushtuar rrugët e Tiranës. Mijëra qytetarë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej”, ndërsa më pas vijuan marshimin e tyre drejt Kryeministrisë.
Aktualisht ata po zhvillojnë fjalimet e tyre para godinës qeveritare, ndërsa bëjnë thirrje për revulucion dhe ndryshim. “Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëria është e jona”, “Rama ik”, “Atdheu nuk shitet” dhe “Shqipëri e Re”, këto janë disa nga thirrjet që po shoqërojnë protestën ë tyre.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






