Transmetuar më 11-06-2026, 17:38

Një incident i rëndë është regjistruar disa net më parë pranë Kishës së Madhe në Shkodër, ku një konflikt i çastit mes disa personave ka përshkallëzuar në dhunë dhe përdorim të automjetit.

Sipas pamjeve që qarkullojnë në rrjet, një shofer dyshohet se ka përplasur qëllimisht me automjet katër persona pas një debati të çastit. Pas ngjarjes, situata ka dalë jashtë kontrollit, duke u kthyer në një përleshje fizike mes të përfshirëve.

Në video shihet se personat e goditur reagojnë menjëherë, duke iu kundërpërgjigjur shoferit me grushte, ndërsa në vendngjarje ndërhyjnë edhe efektivët e Policisë për të neutralizuar konfliktin dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditura motivet që çuan në konflikt, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e incidentit, identifikuar përgjegjësit dhe përcaktuar veprimet ligjore që do të ndërmerren ndaj personave të përfshirë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit