

Një postim i fundit i gazetarit dhe ish-banorit të “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka ngjallur reagime në rrjetet sociale për shkak të gjuhës ironike të përdorur ndaj blogeres Dea Mishel.
Përmes një statusi të publikuar në Facebook, Mane rikujtoi periudhën e qëndrimit të tij në Big Brother VIP Albania, duke pretenduar se gjatë asaj kohe banorët ishin përballur me praninë e një miu në shtëpi. Në postimin e tij, ai përdori krahasime dhe komente ironike që u interpretuan si referencë e drejtpërdrejtë ndaj Dea Mishel.
“Na çau miu në shtëpinë e Big Brother. Mungesa e higjienës e kishte detyruar brejtësin të bënte fole te krevati përballë meje. Atje flinte një bjonde e sforcuar që sot si mi i avitet protestës. Mbajeni larg se është ters!”, shkroi Mane në rrjetin social.
Reagimi i gazetarit vjen vetëm pak orë pasi ai ishte i ftuar në emisionin e Grida Duma, ku kritikoi sërish blogeren. Sipas deklaratave të tij, qëndrimet e Dea Mishel në mbështetje të protestave të zhvilluara në Tiranë kanë qenë shkaku i përplasjes së fundit mes tyre.
Deri më tani, Dea Mishel nuk ka reaguar publikisht ndaj deklaratave dhe postimit të Bledi Manes.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






