Transmetuar më 11-06-2026, 12:57

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "Trajektorja", duke goditur një linjë të trafikimit të lëndëve narkotike nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë. Aksioni u realizua pas një hetimi disajavor me metoda speciale, nën udhëheqjen e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Gjatë operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Forcat Operacionale ndaluan për kontroll një automjet furgon tip “Fiat” në aksin rrugor Bulqizë–Librazhd. Nga kontrolli i imtësishëm i mjetit, policia zbuloi një çantë shpine të fshehur në pjesën e gomës së pasme, brenda së cilës ndodhej 1 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë.

Në vendngjarje u arrestuan në flagrancë dy persona të përfshirë në këtë rrjet: shtetasi L. G., 32 vjeç, banues në Strugë (RMV) dhe shtetasi A. B., 45 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet paraprake dyshohet se 32-vjeçari nga Struga e kishte siguruar drogën në Maqedoninë e Veriut dhe e kishte futur në territorin shqiptar nëpërmjet kufirit të gjelbër, ku po pritej nga bashkëpunëtori i tij nga Durrësi me qëllim shitjen në tregun vendas.

Në cilësinë e provës materiale, përveç pakos me 1 kg heroinë dhe furgonit, policia sekuestroi edhe 2 aparate celularë si dhe një sasi parash në valuta të ndryshme, konkretisht 40 000 lekë, 50 euro dhe 290 denarë maqedonas. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për ndjekjen e mëtejshme të veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Elbasan, njoftimi Policisë:

Strukturat hetimore të DVP Elbasan finalizuan operacionin e koduar "Trajektorja", si rezultat i veprimeve hetimore të ndjekura me metoda speciale dhe të mbikëqyrura nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Goditet një rast i trafikimit të lëndës narkotike Heroinë, nga RMV-ja, në Shqipëri.

Sekuestrohen 1 kg të kësaj lënde, shuma parash (në lekë, euro dhe dinarë), 2 celularë dhe furgoni, në gomën e pasme të të cilit, ishte fshehur çanta me lëndën narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Të arrestuar, shtetasi nga RMV-ja që kishte siguruar Heroinën dhe futur në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër, si dhe shtetasi që priti lëndën, në Shqipëri, me qëllim shitjen.

Si rezultat i një hetimi me metoda speciale, të mbikëqyrur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të dy shtetasve që dyshohet se do të transportonin me automjet, lëndë narkotike Heroinë, të trafikuar nga RMV-ja, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, finalizuan operacionin e koduar “Trajektorja”.

Automjeti i dyshuar, me të cilin lëviznin shtetasi nga RMV-ja, L. G., dhe shtetasi A. B., u ndalua për kontrolle, në aksin rrugor "Bulqizë–Librazhd".

Nga kontrollet e imtësishme, u gjet në një çantë shpine, të fshehur në gomën e pasme të automjetit (furgon), 1 kg lëndë narkotike Heroinë, e cila dyshohet se ishte siguruar nga shtetasi L. G., në Maqedoni të Veriut.

Nga hetimi dyshohet se lënda narkotike ishte trafikuar nga ky shtetas, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në Shqipëri, ku e priste me qëllim shitjen, shtetasi A. B..

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit L. G., 32 vjeç, banues në Strugë dhe A. B., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, lënda e dyshuar narkotike, automjeti (furgon) tip “Fiat”, 2 celularë, si dhe 40 000 lekë, 50 euro dhe 290 denarë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit