Transmetuar më 11-06-2026, 12:29

Plagosja e të riut në Lushnje, çon në zbulimin e dhjetëra mijë euro false që po hidheshin në qarkullim

Një plagosje me thikë në Lushnjë ka çuar në zbulimin e një sasie të madhe parash të dyshuara të falsifikuara, të cilat sipas Policisë dyshohet se ishin destinuar për t’u futur në qarkullim në tregun vendas.

Ngjarja u zbulua pasi në spital u paraqit për ndihmë mjekësore Erbion Çerraga, 26 vjeç, i plagosur me mjet prerës. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë nisën hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Brenda pak orësh u bë i mundur arrestimi i Edison Hoxhës, 19 vjeç, banues në fshatin Stan Karbunarë. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë 26-vjeçarin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Por hetimet nuk u ndalën vetëm te plagosja. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 19-vjeçarit, efektivët zbuluan dhe sekuestruan 48 160 euro dhe 7 200 dollarë, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara dhe posedoheshin me qëllim nxjerrjen e tyre në qarkullim.

Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa ekspertët po kryejnë verifikimet përkatëse për të konfirmuar falsifikimin e tyre dhe për të zbuluar origjinën e kësaj sasie të konsiderueshme valute.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Edison Hoxha u arrestua për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse pas valutës së dyshuar false fshihet një aktivitet më i gjerë kriminal. /noa.al

Lushnjë

Plagosi me thikë një 26-vjeçar, arrestohet 19-vjeçari.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 48 160 euro dhe 7 200 dollarë të dyshuara të falsifikuara, që dyshohet se do të nxirreshin në treg.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas njoftimit se në spital ishte paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. Ç., 26 vjeç, i plagosur me mjet prerës (thikë), organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, brenda pak orësh u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi D. H., 19 vjeç, banues në fshatin Stan Karbunarë, Lushnjë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë shtetasin E. Ç., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës së 19-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 48 160 euro dhe 7 200 dollarë, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara dhe posedoheshin me qëllim nxjerrjen në qarkullim.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Fier arrestuan shtetasin D. H., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit