

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me protestat masive që po zhvillohen përpara kryeministrisë. Salianji ka publikuar një video-mesazh ku shihet një pjesë nga fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Kuvend, gjatë të cilit kreu i qeverisë shprehte bindjen se qytetarët shqiptarë nuk do të ngriheshin në protesta masive.
Sipas Salianjit, pamjet e bulevardit të mbushur plot përgjatë 11 ditëve të fundit janë përgjigjja më e mirë ndaj asaj që ai e cilëson si arrogancë dhe prepotencë të pushtetit. Ai theksoi se qytetarët kanë zbritur në shesh për të kërkuar largimin e një qeverisjeje të përfshirë nga korrupsioni, e cila, sipas tij, punon vetëm për interesat e një grushti njerëzish.
“Qytetarët shqiptarë tha nuk ngrihen dot. Doli u tall me prepotencë e arrogancë, me një qeverisje të kalbur me korrupsion që u shërben një grushti njerëzish. Shihni sheshin dhe se si qytetarët e bënë të ndjejë thellë protestën e qytetarëve e të mos dinë ku të futen”, ka deklaruar Salianji në reagimin e tij, duke vënë në dukje rritjen e presionit publik ndaj ekzekutivit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






