

Një debat i fortë ka degjeneruar në tone të ashpra dhe paralajmërime për përjashtim gjatë emisionit të mbrëmshëm "Top Story". Gazetari Bledi Mane ka përfshirë në diskutime me nota ofenduese influencuesen Dea Mishel, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm dhe të prerë të moderatores së programit, Grida Duma.
Gatë fjalës së tij, Mane ka përdorur një fjalor fyes ndaj ish-banores së "Big Brother Vip", duke iu referuar asaj si "një fermer pa higjienë…". Ky koment ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të autores dhe drejtueses së emisionit, e cila i ka ndërprerë menjëherë fjalën gazetarit, duke i bërë të qartë se nuk do të toleronte një qasje të tillë etike në ekran.
Duma ka reaguar ashpër duke deklaruar se në studion e saj nuk lejohen qëndrime të tilla penalizuese, duke paralajmëruar madje edhe fikjen e mikrofonit apo nxjerrjen e tij jashtë ambientit të xhirimit.
"Nuk ta lejoj, është studio ime. Absolutisht jo. Stop, Bled. Do ta heq mikrofonin dhe nuk do e vazhdosh më. Do të të nxjerr jashtë", ka qenë reagimi i prerë i moderatores, duke prerë në mënyrë të rreptë vijimin e ofensivës verbale në televizion.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






