

Rrëzohet nga ballkoni i pallatit një grua pranë Lungomares. Humbi jetën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Vlorës, ku një grua ka rënë nga ballkoni i një pallati në zonën e Lungomares.
Si pasojë e impaktit dhe dëmtimeve të rënda fizike, e dëmtuara është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal, ku u gjend për pak orë nën kujdesin intensiv të mjekëve në gjendje kritike për jetën.
Sot në mëngjes u bë e ditur se 28 vjeçarja A.B., nënë e dy fëmijëve, humbi jetën.
Rrethanat dhe shkaqet e këtij incidenti mbeten ende të paqarta për autoritetet. Dyshimet janë edhe për hedhje të qëllimshme nga lartësia, nga vetë e ndjera. Raportohet se familjarët kanë pohuar se e ndjera kohët e fundit kishte shfaqur shenja depresioni.
Grupi hetimor ka nisur punën në vendngjarje për të përcaktuar nëse rrëzimi ka qenë tërësisht aksidental apo nëse ka motive të tjera që kanë çuar në këtë situatë.
Policia lokale po merr në pyetje dëshmitarë të mundshëm dhe banorë të zonës me qëllim zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






