Transmetuar më 11-06-2026, 08:02

Gjirokastër, 11 Qershor 2026 – Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga pronarin e kompleksit të pishinave "Glow", pas ngjarjes tragjike të regjistruar një ditë më parë në fshatin Mashkullorë, ku humbi jetën adoleshenti Arbër Peçi.

Mbi Ermal Kokon rëndon vepra penale e “Shkeljes së rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

I dyshuari është bashkëshorti i nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko dhe ndalimi policor u bë pasi dyshimet për mosmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë në ambientet e biznesit në pronësi të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së mërkurës, rreth orës 10:00, kur adoleshenti 15-vjeçar Arbër Peçi ka pësuar një arrest kardiak teksa po lahej në pishinë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe autoritetet policore po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, verifikimin e kushteve teknike të sigurisë në kompleksin privat si dhe praninë e rojave të plazhit, për të përcaktuar shkallën e plotë të përgjegjësisë ligjore mbi këtë mbytje aksidentale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit