Transmetuar më 11-06-2026, 07:19

Vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme gjatë ditës së enjte, me kthjellime, vranësira kalimtare dhe reshje lokale shiu në disa zona të territorit.

Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në relievet malore të lindjes pritet të ketë vranësira të pakta deri mesatare duke nisur nga orët e mesditës.

Në orët e vona të mbrëmjes parashikohet shtim gradual i vranësirave, fillimisht në zonat veriore dhe më pas në pjesën tjetër të territorit, ku herë pas here ato do të jenë deri të dendura.

Nga mesdita deri në pasditen e vonë priten reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët në zonat malore të lindjes. Më pas, reshjet do të shtrihen gradualisht në pjesën më të madhe të vendit, duke nisur nga veriu. Në disa zona, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatave të shkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe, në raste të izoluara, me breshër.

Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore priten intervale me shpejtësi deri në 14 m/s.

Sa i përket kushteve detare, në detet Adriatik dhe Jon valëzimi do të jetë i forcës 1 deri në 3 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit