Transmetuar më 10-06-2026, 23:20

TIRANË – Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi, e cila është në pritje të një fëmije, kanë marrë pjesë në marshimin qytetar që po zhvillohet në kryeqytet.

Pamjet e publikuara nga protesta i tregojnë ata duke ecur dorë për dore mes pjesëmarrësve në tubim, në një moment që ka tërhequr vëmendjen e protestuesve dhe mediave të pranishme.

Prania e çiftit në marshim vjen në kuadër të protestave që po vijojnë prej 11 ditësh në Tiranë, të cilat kanë mbledhur qytetarë nga grupe dhe kategori të ndryshme shoqërore.

Tubimet në kryeqytet dhe qytete të tjera kanë vijuar me pjesëmarrje të konsiderueshme, ndërsa organizatorët dhe protestuesit kanë bërë thirrje për vijimin e mobilizimit edhe në ditët në vijim.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit