

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje nga protesta në Tiranë, ku një i ri me flamurin e komunitetit LGBT shihet duke u përballur me kundërshtime dhe tensione nga disa pjesëmarrës.
Përmes një postimi në Instagram, Rama e ka cilësuar ngjarjen si të papranueshme, duke theksuar se sjellje të tilla nuk përfaqësojnë, sipas tij, vlerat e një Shqipërie moderne dhe evropiane.
“Kjo nuk është Shqipëria në të cilën besojmë, dhe sigurisht jo Shqipëria që po ndërtojmë si anëtar krenar i familjes evropiane. Solidaritet i plotë me djalin e ngacmuar. Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, përjashtohet ose shënjestrohet për shkak se është ndryshe. Turp për ngacmuesit”, ka shkruar kryeministri.
Ngjarja e raportuar ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, ndërsa mbetet e paqartë nëse ka pasur ndërhyrje nga forcat e rendit gjatë incidentit të pretenduar në protestë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






