Transmetuar më 10-06-2026, 22:47

SARANDË – Ish-oficeri i krimeve për zonën e Ksamilit, Irakli Koçiaj, i shpallur në kërkim prej disa javësh, është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë së Sarandës.

Koçiaj ishte në kërkim që prej 25 majit, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Sarandës për veprën penale “shpërdorim detyre”. Ai dyshohet për favorizim të ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilit.

Sipas burimeve hetimore, në kuadër të kësaj çështjeje janë arrestuar edhe disa ish-efektivë të tjerë të Policisë së Sarandës, ndërsa disa punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) vijojnë të jenë në kërkim.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe rolit të secilit prej personave të përfshirë, ndërsa Koçiaj pritet të dalë përpara gjykatës në ditët në vijim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit