Transmetuar më 10-06-2026, 22:37

TIRANË – Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Laknasit, në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Nënë Tereza”, ku një automjet i drejtuar nga një 20-vjeçar është përplasur me një motomjet që drejtohej nga një 48-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Policia ka bërë me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

"Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 10.06.2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Nënë Tereza”, në Laknas, automjeti me drejtues shtetasin E. V., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. G., 48 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.", njofton Policia.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit