Transmetuar më 10-06-2026, 22:32

TIRANË – Gjatë një deklarate publike për mediat, Pëllumb Pilinçi ka bërë një sërë akuzash të rënda ndaj figurave politike, gazetarëve dhe analistëve, duke përdorur gjuhë të ashpër dhe pretendime për organizime të strukturuara kundër tij.

Në deklaratën e tij, Pilinçi ka pretenduar ekzistencën e një liste me persona që, sipas tij, do të përballen me veprime ligjore, duke përfshirë edhe gazetarë e analistë të mediave të ndryshme. Ai ka përdorur gjithashtu një retorikë konfrontuese ndaj përfaqësuesve të institucioneve dhe medias.

Gjatë fjalës së tij, ai ka pretenduar se ekziston një organizim kundër tij dhe mbështetësve të tij, ndërsa ka bërë thirrje dhe paralajmërime të forta publike në lidhje me zhvillimet e ardhshme politike dhe institucionale.

Deklaratat e tij përfshijnë gjithashtu pretendime për ndërhyrje në institucione dhe struktura shtetërore, të cilat nuk janë të verifikuara nga burime zyrtare dhe nuk kanë marrë konfirmim nga autoritetet përkatëse.

Gjuha e përdorur në deklaratë ka shkaktuar reagime në hapësirën publike, ndërsa çështja mbetet në nivel deklarativ dhe pa një reagim zyrtar nga institucionet ligjzbatuese deri në këtë moment.

" Një përshëndetje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen në botë. Erdhi përfundimi i komunistëve dhe i agjentëve që kanë dalë këtu vërdallë. Ne i kontrollojmë, ne kemi ngritur studentët që janë në Maqedoni, ne e organizojmë këtu, po janë nja 7-8 veta unë e kam nxjerrë në televizor, cili është ai person që është i futur nga Sali Berisha dhe nga Edi Rama.

Pra, shqiptarë duruat, në datën 13 është dita e fundit e agjentëve, e spiunëve, e këtyre që rrinë këtu që paguhen, edhe hiqen trima, këta janë lëpushkë.

Policia është këtu dhe është duke e kontrolluar. Policia është në favor të shqiptarëve. Policia, sidomos drejtori i policisë, është një hero i kombit që e ka ndryshuar nga drejtoritë e policisë. Ai nuk merr urdhër as nga Berisha, as nga Edi Rama, ai merr urdhër nga rinia. Edi Rama ka rënë.

Qeverinë teknike ne e kemi krijuar. Me shqiptarët, me ju. Unë gëzohem për gazetarët e rinj që janë shpresa e kombit, kurse ata që quhen gazetarë, analistë nëpër televizor, ata që po flasin aty, ata janë agjenta. Ne i kemi nxjerrë dokumentat, do shikoni dokumentat në SPAK që kanë ardhur nga inteligjenca jonë, ju e kuptoni ç’do të thotë kjo. Kanë ardhur emrat që do arrestohen një nga një. I shihni këtu afër janë ca, që punojnë në gazetën e 24.

Unë s’kam ndrojtje. S’dola për arsye sepse ata janë përgatitur që t’i prishin qetësinë. Ne i dimë. Këta zotërinj që janë këtu, ne po i themi me emra, po i themi në televizor, janë nxjerrë fytyrat e atij personit që është i paguar e patë në televizor. Pra ne s’kemi pasur frikë as nga Berisha, as nga Edi Rama. Unë do t’i heq zvarrë, po ia kam lënë popullit shqiptar, që t’i heqë zvarrë një nga një. Po jo vetëm ata. Janë 85 të quajtur analistë dhe gazetarë, që janë nëpër televizione, shpresa që janë për shqiptarët jeni ju. Fizikisht. I kemi për t’i hequr zvarrë, do t’i shihni në Skënderbej", u shpreh Pëllumb Pilinçi.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit