Transmetuar më 10-06-2026, 22:06

Përditësim: Dalin emrat e personave të përfshirë në aksidentin tragjik në Tiranë

Aksident tragjik në Laknas, humb jetën drejtuesi i një motomjeti pas përplasjes me një automjet

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Laknas.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, një motomjet dhe një automjet janë përfshirë në një përplasje të fortë në rrugën “Nënë Tereza”, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Nënë Tereza”, në Laknas, automjeti me drejtues shtetasin E. V., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. G., 48 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit